Arrestohet për ‘marrje ryshfeti’ nënpunësi i Qendrës së Regjistrimit Civil në Deçan

Policia e Kosovës sot ka arrestuar H.I., nënpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil në Deçan.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar rreth 1800 euro nga J.J, i cili është nga Deçani dhe jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjescivile në Deçan.
Po ashtu në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se I dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.
Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?