Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Mal të Zi zbulohet një tunel 30 metra i gjatë në depon e gjykatës

Kur punonjësit e Gjykatës së Lartë malazeze shkuan në punë të hënën, kanë vërejtur çarje të murit të depos ku mbahen provat materiale. Ata njoftuan menjëherë policinë, që zbuloi se çarja ishte në fakt fillimi i një tuneli që të çonte në një apartament aty pranë, raporton Vijesti.

Sipas raportimeve të mediave malazeze, tuneli është rreth 30 metra i gjatë dhe supozohet të jetë gërmuar për më shumë se një muaj. Ajo lidh ndërtesën e gjykatës me një apartament të një ndërtese tjetër në rrugën “Njegosheva” në kryeqytetin e Malit të Zi.

Të hënën e datës 11 shtator ishte zbuluar ngjarja e pazakontë në lidhje me depon, pasi disa sende brenda ishin shpërndarë. Një hetim i mëpasshëm konstatoi se, pavarësisht dyshimeve fillestare, nuk kishte pasur asnjë vjedhje.

Këtë informacion e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës së Lartë, Boris Saviq.

“Ne kemi konstatuar se sendet në depo janë zhvendosur nga vendi i tyre i mëparshëm, por asgjë nuk mungon. Informacioni se diçka është vjedhur nuk është i vërtetë”, ka thënë Saviq.
Incidenti i pazakontë ka nxitur spekulime se kush mund të jetë përgjegjës dhe pse tuneli që të çon në gjykatë ku mbahen dosje të rëndësishme, duke përfshirë gati dhjetë tonë prova droge, është ndërtuar vetëm në dy vjetët e fundit.

Gjithashtu, është interesant fakti se hetuesit gjetën dokumente të shpërndara në dhomën ku u zbulua çarja e murit. Sipas Vijesti, në mesin e dokumenteve që u kontrolluan, ishte edhe një që lidhej me rastin e një anëtari të lartë të të ashtuquajturit ‘klanit të Kavaçit’, Slobodan Kashçelan, dhe 17 anëtarë të tjerë të ‘klanit Kavaçki’, të cilët akuzoheshin se kishin planifikuar likuidimin e dy anëtarëve të grupit kriminal kundërshtar, Jovan Vukotiq dhe Jovan Jovanoviq.

“Ne kemi konstatuar se sendet në depo janë zhvendosur nga vendi i tyre i mëparshëm, por asgjë nuk mungon. Informacioni se diçka është vjedhur nuk është i vërtetë”, ka thënë Saviq.
Incidenti i pazakontë ka nxitur spekulime se kush mund të jetë përgjegjës dhe pse tuneli që të çon në gjykatë ku mbahen dosje të rëndësishme, duke përfshirë gati dhjetë tonë prova droge, është ndërtuar vetëm në dy vjetët e fundit.

Gjithashtu, është interesant fakti se hetuesit gjetën dokumente të shpërndara në dhomën ku u zbulua çarja e murit. Sipas Vijesti, në mesin e dokumenteve që u kontrolluan, ishte edhe një që lidhej me rastin e një anëtari të lartë të të ashtuquajturit ‘klanit të Kavaçit’, Slobodan Kashçelan, dhe 17 anëtarë të tjerë të ‘klanit Kavaçki’, të cilët akuzoheshin se kishin planifikuar likuidimin e dy anëtarëve të grupit kriminal kundërshtar, Jovan Vukotiq dhe Jovan Jovanoviq./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button