Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy vrasje në tentativë gjatë 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit dy vrasje në tentativë kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme.

Policia e Kosovës për raportit 24 orësh ka njoftuar se në Prizren, një person u sulmua me thikë dhe për shkak të plagëve është dërguar në QKUK. Kurse, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Rasti i dytë sipas Policisë ka ndodhur në Gjilan ku një person është sulmuar me thikë.

Policia nuk ka arritur ta identifikojë ende të dyshuarin, por po punon për ta bërë këtë.

“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike”, thuhet në raportin ditor të PK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button