Arrestohet një femër në Pejë, sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmoi edhe policin

Një femër në Pejë është arrestuar nga Policia e Kosovë, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ka tentuar ta sulmoi një polic.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 17:35.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, te cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmoi edhe fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?