Kaloni te përmbajtja kryesore

LVV-ja përjashton asamblistin Besnik Majeci nga të gjitha strukturat

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar nga të gjitha strukturat anëtarin  dhe asamblistin në Komunën e Prishtinës, Bensik Majeci.

Këtë e bëri të ditur sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë,  Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Rama.

I njëjti tha se LVV-ja “mbetet e përkushtuar” që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme, “janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button