Komisioni Disiplinor i VV-së do të mbajë mbledhje urgjente pas arrestimit të Besnik Mujecit

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj asamblistit të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, të arrestuar të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur, sekretari për media dhe komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka,
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LVV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë Manxhuka./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?