Abdixhiku: Prandaj VV-ja insistonte që Mujecin ta bënte aksionar në Stacion të Autobusëve

(Lajm i përditësuar)
Mustafa: Pushteti e emëroi asamblistin e VV-së aksionar në stacionin e autobusëve, ai i përdorte për të trafikuar drogë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë Besnik Mujeci ishte emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.
“Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”, ka ironizuar ai duke marrë shkas edhe me një fjalim të “çuditshëm” të Kryeministrit Kurti, para pak ditësh, në Tetovë.
“Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!!
Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”, ka shkruar ai.
Retkoceri: Besnikët e VV-së tregtojnë lirshëm në Kosovë
Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka thënë se pushteti në Kosovë “nuk i zë kurrë besnikët e VV-së” dhe se “ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj”, duke reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci nën dyshime për trafikim droge në Tiranë.
Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge, kanë raportuar mediat në Shqipëri. Sipas Policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së. Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë. E presim edhe një supërparaqitje të Xhelal Sveçlës. Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën!” ka shkruar Retkoceri në Facebook.
[contact-form][contact-field label=”Emër” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Sajt” type=”url” /][contact-field label=”Mesazh” type=”textarea” /][/contact-form]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili u kap në Tiranë me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.
Abdixhiku ka thënë se ishte pikërisht Mujeci për të cilin Lëvizja Vetëvendosje insistonte ta bënte aksionar në Stacionin e Autobusëve.
“Synim asokohe – ndër të tjerash – ishte dhe marrja e Stacionit të Autobusëve të kryeqytetit. Sot, teksa një asamblist i tyre është arrestuar me plot 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro; si pjesë e një rrjeti që me linjat e autobusëve Prishtinë – Tiranë bartnin narkotikë në vazhdimësi; nuk ka se si të mos rikujtojmë insistimin e opozitës së Kryeqytetit, Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vendosur të njëjtin asamblist – pikërisht këtë pra – si aksionar në këtë Stacion. Jo Termokos, Prishtina Parking, NPB, Pallat të Rinisë apo dhe secilën ndërmarrje tjetër në Kryeqytet, por vetëm në Stacion; aty ku linjat e autobusëve niseshin për çdo ditë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, pazaret e tilla duket se kanë pasur një qëllim më të thellë “prandaj dhe grupet, prandaj dhe nisma, prandaj dhe insistimi atëherë”.
Abdixhiku ka ftuar Prokurorinë e Shtetit të hetojë njerëzit e përfshirë në këtë skemë dhe siç ka thënë mbështetjen politike që kanë marrë në gjithë këtë proces.
Deliu-Kodra: Eksporti më i madh i këtij pushteti, 10 mijë doza drogë në Shqipëri
Pas arrestimit të Besnik Mujecit në Shqipëri, nën posedimin e 10 mijë dozave të drogës ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra po thotë se ‘Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro’.
“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, shkroi Deliu-Kodra./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?