Ferizaj, arrestohet 21-vjeçari që para dy vjetësh goditi për vdekje një 60-vjeçar dhe iku

Dy persona të moshës 21-vjeçare janë arrestaur në fhsatin Lloshkobare të Ferizajt, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin në një veturë të tipit BMË, kur goditën një 60-vjeçar dhe ikën nga vendi i ngjarjes. Viktima kishte vdekur gjatë trajtimit në spital, ndërsa policia në Ferizaj nuk kishte ndalur kërkimin për të dyshuarit, derisa sot kanë arrestuar të dyshuarin (shoferin) I.J. dhe pasagjerin R.B. Tw dy nw atw kohw ishin 19-vjeç. Në kërkim policor janë edhe dy persona tjerë që dyshohet se kanë qenë pasagjerë në veturë, të njohur tashmë për policinë.
Aksodenti kishte ndodhur mbrëmjen e datës 31 tetor të vitit 2021, njofton rtv21.tv.
Të dyshuarit janë intervistuar nga policët hetues në prani edhe të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?