Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak: Reduktimi i policisë në veri, hap i rëndësishëm drejt deeskalimit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përshëndetur reduktimin e policëve kosovare nga veriu, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve.

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button