Kaloni te përmbajtja kryesore

Nitaj, presidentes dhe kryeministrit: Distancohuni nga deklarata e ministres Gërvalla

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nitaj i ka quajtur jodiplomatike, skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet e Gërvallës për BE-në.

“Jo vetëm jodiplomatike, por skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në të Ministres së Jashtme, Donika Gervalla”, është shprehur Nitaj.

Ai ka thënë se presidentja dhe kryeministri duhet të distancohen nga kjo dekkaratë.

“Më e pakta qe do të duhej, është një deklaratë e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo që ka thënë Ministrja e Jashtme, nuk është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës. Pas një distancimi të tillë, edhe zonja Gërvalla do ta ketë më të lehtë ta gjejë rrugën e vet”, ka thënë Nitaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button