Zëdhënësi i AAK-së i reagon Gërvallës: Veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Dështim pas dështimi si kryediplomate, pa asnjë sukses për më shumë se dy vjet, Gërvalla paska vendosur t’i japë leksione BE-së duke përdorur një idiomë të Mao Ce Dun, komunistit kinez”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka shtuar se qeveriné Kurti duhet me çu në shtëpi para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.
“Të gjendur në sanksione nga ShBA dhe BE dhe në rrugë të pashpresë, ky akt është edhe një arsye të besohet që veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja, para se dëmi të bëhet i pariparueshëm për vendin!”, ka përfunduar Xhemaili./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?