Dabiqaj lë Gjilanin: Ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë

Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, ka njoftuar se do të largohet nga klubi.
“Dy vite me shumë sfida e sakrifica por mbi të gjitha ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim”, ka shkruar Dabiqaj në Facebook.
Ai falënderoi stafin dhe tifozët Skifterat për bujarinë që ia shfaqën gjatë dy viteve.
“Po përfundoj një kapitull të karrierës time me SC Gjilanin me shumë krenari. Klubit dhe të gjithë njerëzve afër klubit ju dëshirojë shumë suksese në të ardhmen”, shkroi tutje ai.
Dabiqaj tha se nga nesër do e mendojë hapjen e një kapitulli të ri në karrierë.
Dabiqaj me Gjilanin në edicionin e fundit përfunduan në vendin e tretë me 54 pikë dhe ishte në finale të Kupës së Kosovës ku u mposhtën nga Prishtina.
Tre muaj më parë, Dabiqaj shënoi plotë pesë gola në një ndeshje të vetme, ndaj Trepçës 89′. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?