Kaloni te përmbajtja kryesore

Pasi rrahet, i mituri rren policinë se edhe i janë grabitur para

Një i mitur në Fushë Kosovë, pasi është sulmuar nga një i dyshuar, ka deklaruar rrejshëm se atij po ashtu i janë grabitur 50 euro.

Policia sot në orët e hershme të mëngjesit (04:25) është njoftuar se një person i mitur kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar te Stacioni Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Viktima pas trajtimit ishte sjellë në Stacionin Policor, ku gjatë intervistimit ka thënë se është sulmuar nga një person i panjohur rreth 20-vjeç dhe se kishte mbetur pavetëdije. Sipas viktimës, atij i mungonin 50 euro e që dyshonte se ia ka marrë sulmuesi.

“Policia menjëherë ka filluar ta trajtojë këtë rast, ka mbledhur dëshmi e prova. Nga të gjeturat është ardhur te përfundimi se viktima ka bërë deklarim të rrejshëm kur e ka raportuar rastin ‘Grabitje’. Nga hetimi i rasti është vërtetuar se viktima ka qenë në një aheng (dasmë) në Lagjen 29 në Fushë Kosovë. Aty ishte sulmuar nga i dyshuari. I ballafaquar me këto fakte viktima ka pranuar se ka inskenuar rastin e ‘Grabitjes’”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më pas në koordinim me prokurorinë e ka ri-cilësuar rastin në ‘Lëndim i lehtë trupor’ karshi të dyshuarit që kishte sulmuar viktimën. Kurse, ndaj viktimës është iniciuar rasti ‘Deklarim i rrejshëm’. Të dyja rastet shkuan në procedurë të rregullt. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button