Gazetari serb sulmohet nga një serb tjetër përderisa po bënte fotografi në liqenin e Ujmanit

Një gazetar i nacionalitetit serb është sulmuar një një serb tjetër, përderisa gazetari po bënte fotografi në liqenin e Ujmanit.
Viktima u sulmua mesditën e së hënës, në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut.
Përpos sulmit, viktimës gazetar po ashtu iu është marrë telefoni dhe i njëjti është kanosur.
Më pas afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?