Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjuan me armë në tokë gjatë përleshjes, aksidentalisht qëllon veten në këmbë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, të cilët janë babë e bir, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër person, në parkingun e një restoranti në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e mjeteve të forta që janë përdorur gjatë sulmit, ndërkohë që sipas viktimës, njëri prej të dyshuarve me armë zjarri kishte gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetplagosur në këmbë.

Viktima dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor, njofton rtv21.tv.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button