Kaloni te përmbajtja kryesore

Rezolutë për vëllezërit Bytyqi në Kongresin amerikan, kërkohet që përgjegjësit për vrasjen të dalin para drejtësisë

Një rezolutë e cila kërkon që përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi të dalin para drejtësisë sërish është para Kongresit amerikan.

Para Kongresit Amerikan është sërish një rezolutë që kërkon të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi në korrik të vitit 1999 në Serbi.

“Rezoluta e vëllezërve Bytyqi rifutet në kongresin amerikan! Rezoluta ka kaluar lehtësisht në vitet e mëparshme.Faleminderit kongresmenit Nick LaLota për prioritizimin e drejtësisë për familjen Bytyqi”, thuhet në postimin në Twitterin që mban emrin e vëllëzërve Bytyçi.

SHBA në vazhdimësi i bën thirrje Serbisë që të ndriçojë vrasjen dhe të mbajë përgjegjës autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë, në vitin 1999./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button