Arrestohet personi që dyshohet se vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi

(Lajm i përditësuar)
Sulmuesi U.B. që dyshohet se ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 13 të tjerë është arrestuar, ka bërë të ditur transmetuesi publik serb RTS. Sipas njoftimeve, ai u arrestua afër Kragujevcit.
Edhe një sulm i armatosur në Serbi, 8 të vrarë dhe 13 të plagosur
Të paktën tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat në një fshat afër Mlladenovcit, në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Agjencia Tanjug raporton se nga të shtënat janë plagosur 13 persona, shtatë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Sipas N1, është lëshuar urdhër-arresti për autorin U.B. (21), ndërsa policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet.
Sulmuesi ka qëlluar me armë automatike një grup personash nga një automjet në lëvizje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Siç raportohet shtatë të lënduar rëndë janë transportuar në Qendrën Emergjente të SHKK-së dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Siç raportojnë mediat, ekipet e ambulancës dhe policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopterët kanë fluturuar mbi vendin.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?