Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Pro Shabanit kanë votuar 73 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare.
Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emri tjetër.
Ai do të jetë nënkryetari i pestë i Kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin.
Shabani fitoi ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Koalicioni Vakat (KV).
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?