Pikat historike në të gjithë Evropën ndriçohen me ngjyrat e flamurit ukrainas

Pikat historike në të gjithë Evropën janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas për të shënuar një vit nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.
Kulla Eifel në Paris dhe Parlamenti Evropian në Bruksel u ndriçuan në blu dhe të verdhë, ngjyrat e flamurit ukrainas, të enjten në mbrëmje.
Në faqen e Parlamenti Evropian në Twitter thuhet se ndnërtesa ishte ndriçuar “në solidaritet” me Ukrainën.
The European Parliament in Brussels is lit up in the colours of the Ukrainian flag tonight in solidarity with the country.
Parliament and the EU have stood with Ukraine ever since Russia launched its unjustified and illegal full-scale invasion on 24 February 2022. pic.twitter.com/8I8T7QRjYO
— European Parliament (@Europarl_EN) February 23, 2023
Mbi një mijë njerëz u mblodhën në një vigjilje në sheshin Trafalgar të Londrës të enjten në mbrëmje.
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?