Policia kap në flagrancë një shtetas serb që po kontrabandonte mallra në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se ka arritur që parandalojë një rast të kontrabandës me mallra në Veri të Mitrovicës këtë të enjte.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme.
“Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: Farmerka, Kampiona {këpurdhë}, Djath, Ajkë dhe Mallra nga tekstili.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur personi i i rezulton të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra dhe së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?