Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes finale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi thonë në një intervistë për Zërin e Amerikës se forca politike që drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi. E kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjelltë.
Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjelltë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.
Gjatë intervistës kryetari i Partisë Demokratike kritikon kryeministrin e Kosovës për mungesë koordinimi me SHBA-të, duke e cilësuar qëndrimin e zotit Kurti mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng./VOA
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?