Kaloni te përmbajtja kryesore

Video e Piques duke tradhtuar Shakirën në vitin 2018?!

Modelja braziliane Michelle Carvalho pretendon se ka një video që tregon se Gerard Piqué kishte tradhëtuar Shakirën në vitin 2018, vite para se të fillonte lidhjen e tij me Clara Chía . Ishte pikërisht fotoja e parë e Gerard Piqué me Clara Chía-n që ai publikoi në Instagram në janar, e cila bëri që kjo modele të dalë në dritë me këtë akuzë.
Më 25 janar, pasi Pique publikoi foton e tij të parë me të dashurën në Instagram, imazhi i çiftit shkaktoi komente të pafundme. Një prej tyre ishte edhe ajo e Michelle Carvalhos, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re.
“Të pashë duke tradhëtuar Shakirën në Barcelonë në vitin 2018, kam video”, ka komentuar ajo, raportojnë media si El Universal . Ndjekësit e tjerë, duke parë mesazhin e diskutueshëm, i kërkuan modeles braziliane të tregonte provat e supozuara
“Unë do të bëj një ‘live’ nesër në TikTok tim në orën 23:00, ku do të tregoj gjithçka,” shkroi influencuesja. Kur disa ndjekës u ankuan sepse ajo nuk kishte bërë live , ajo u përgjigj: “Sot e regjistroj kur zgjohem, dje dola dhe u vonova”.
Ish-futbollisti spanjoll nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të Michelle Carvalho.
Edhe pse kaluan disa kohë të ndarë për shkak të angazhimeve në punë, në vitin 2018, Pique dhe Shakira ndanin bashkë dhe të postonin momente të lumtura në rrjetet e tyre sociale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button