Reagon televizioni publik: E dënojmë aktin e PSD-së

Partia Social-Demokrate (PSD) ka zhvilluar aksion të mërkurën gjatë lajmeve televizionit publik duke paraqitur prapa folëses një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit”.
E për këtë ka reaguar menaxhmenti i RTK-së duke thënë se e dënon aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili sipas tyre pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.
“Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të RTK-së.
Menaxhmenti reagoi pasi dy aktivistë të PSD-së hyn në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, duke penguar moderatoren.
20: 00- “Televizioni i Kurtit” aktivistët e PSD-së me pankarta gjatë transmetimit të lajmeve në televizionin publik
Partia Social-Demokrate (PSD) ka zhvilluar aksion të mërkurën gjatë lajmeve televizionit publik duke paraqitur prapa folëses një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit”.
Videon e ka publikuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliaj në Facebook.
“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet. Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, ka shkruar Molliqaj.
Pas kësaj moderatorja e lajmeve ka kërkuar ndjesë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?