Refuzoi të zbatojë urdhërin policor, arrestohet gjakovari
Një person u arrestua sot në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, sepse ka refuzuar të zbatojë urdhërin e zyrtarit policor.
Lajmin për rtv21.tv e ka konformuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të mbahet në ndalim policor për 48 orë.
“Sot me date 06.05.2022 rreth orës 12:00 ne fsh. Babaj i Bokes,derisa zyrtarët policor kane qenë të angazhuar sipas detyres zyrtare ne rregullimin e e komunikacionit. I dyshuari ka refuzuar te përfill urdhërin e zyrtarit policor për te lëvizur prapa me automjet dhe ne kundërshtim me urdherat e dhënë nga zyrtaret policor dhe i dyshuari ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor.”, ka bërë të ditur Xhurkaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?