Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti uroi komunitetin goran

Kryeministri Albin Kurti sot ka uruar komunitetin goran në Kosovë për ditën e tyre.
Në këtë ditë feste, kryeministri ka falënderuar pjesëtarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.
“Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ka thënë ai, duke theksuar se Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.”, është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button