Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Ministër, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë ty e as shefin tënd

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Financave Hekuran Murati, për keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Haradinaj ka thënë se etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ministrin e as shefin e tij nga, siç është shprehur, dështimet e njëpasnjëshme.

“Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë!? Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë! Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!
Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor! Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!? Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?
Lista e përgjigjeve e sqarimeve që duhesh me ia dhanë qytetarëve është shumë e gjatë. Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa! Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral! Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje ai ka theksuar se “fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët”.
Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë sot se auditori ka gjetur keqpërdorim të 43 milionë eurove gjatë Qeverisë Haradinaj në procesin e shpronësimit./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button