Analistët: Kosova mund të mbetet pa ambasadorë në rastin më të mirë deri në dhjetor
Sot është dita e fundit kur do të duhej të bëheshin publikë emrat e ambasadorëve pas shkarkimit të 12 prej tyre. Ministria e Punëve të Jashtme deri tani nuk e ka dërguar asnjë emër në Kuvend.
Për shkak të procedurave që kërkohen nga propozimi e deri te akreditimi i një ambasadori në vendin pritës, për njohësit e rrethanave Kosova mund të mbetet pa ambasadorë në rastin më të mirë deri në dhjetor. (Përgatiti: Fitore Ademi, Kamera: Sejdi Canolli)./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?