Kaloni te përmbajtja kryesore

6 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.887 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.682 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.977 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive janë 221./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button