Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mot i nxehtë në dy ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë edhe në dy ditët e ardhshme do të vijojë mot me temperatura të larta.
”Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit”, ka njoftuar IHK.
Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button