Kaloni te përmbajtja kryesore

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, reagon Kurti

 

 

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se shpreson në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Mirëpresim këtë lajm të mirë të ditës së sotme ku Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ne shpresojmë se do të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti.

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, përmes një ceremonie virtuale, nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button