Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj: Vlerësojmë mbështetjen e SHBA-ve dhe Izraelit

 

 

Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është moment historik.

Në një shkrim në Twitter, Hoxhaj shprehet mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për angazhimin dhe rolin e saj në këtë zhvillim.

”Mirëpres thellimin diplomatik mes Kosovës dhe Izraelit. Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button