Mattis: Do t’i shkatërrojmë pjesëtarët e ISIS-it
Ai ka deklaruar se SHBA ka rrethuar pjesëtarët
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaroi të premten se koalicioni në krye me SHBA ka rrethuar pjesëtarët e Shtetit Islam në çerdhet e tyre dhe se në mënyrë taktike po përgatiten për fillimin e kampanjës ushtarake në të cilën dëshirojnë që t’i shkatërrojnë, transmeton Reuters.
Agjencia shkruan se përveç Mathis, nga Pentagoni është prononcuar edhe shefi i shtabit të përbashkët, gjenerali Joseph Danford, i cili ka thënë se goditjet e kësaj jave ndaj pjesëtarëve, të cilët i mbështet qeveria siriane, ishin “masë e mbrojtjes së fuqisë”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?