Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetëvendosje do të dorëzojë listën në ora 24:00

Lista me 110 kandidatë

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë të premten se mbledhja e Kryesisë është duke vazhduar dhe se lista prej 110 kandidatëve për deputetë do të dorëzohet në KQZ në ora 24.00.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje tha për KosovaPress se mbledhja e Kryesisë ende nuk ka përfunduar dhe se janë duke diskutuar për çështje teknike.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, mohoi të ketë pakënaqësi nga aktivistë të Lëvizjes Vendvendosje lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, derisa Albulena Haxhiu konfirmoi se lista është me 110 kandidatë.

Sipas tyre dorëzimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ora 24.00./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button