Përfundon pa marrëveshje takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Pa marrëveshja ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe aitij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sot në mesnatë është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Nga Kuvendi ende nuk ka ndonjë njoftim për vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, e cila u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?