Abdixhku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë, shumë larg marrëveshjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë shumë larg marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje.
Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?