Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Për marrëveshje të mirë LDK-ja i ka të gjitha votat, për të keqe as votën time

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi i dytë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka qenë konstruktiv, por se ende nuk ka një marrëveshje mes dy palëve.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se LDK-ja po merr pjesë në këto bisedime me qëllim që t’i shmangë zgjedhjet e reja dhe të kontribuojë në stabilitetin institucional të vendit.

“Ky është takimi i dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Me vullnet të mirë, me respektim të plotë të rezultatit zgjedhor dhe me gatishmërinë tonë si LDK që me çdo kusht t’i shmangim zgjedhjet e reja. Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe për punë më tepër sesa për dramë politike”, tha Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button