Kaloni te përmbajtja kryesore

“Ka me na lodh me zgjedhje”, Canaj komenton takimin Kurti-Abdixhiku

Analisti politik Blerim Canaj  në ”Click” të RTV21 ka komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe deklarimet e tyre pas takimit.

Canaj tha se nga deklarimet pas takimit ka krijuar përshtypjen se Abdixhiku po përpiqet të shmangë një situatë që, sipas tij, mund ta presë në zhvillimet e ardhshme politike.

“Lumrin Abdixhikun e pashë duke tentu me shpëtu prej asaj që e pret”, tha Canaj.

Ai komentoi edhe mundësinë e vazhdimit të krizës politike dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke deklaruar:

“Albin Kurti ka me na lodh me zgjedhje, edhe hallall i koft”, tha Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button