Shtetasi gjerman tentoi të blejë policët me 100 euro në Kaçanik, e pëson keq

Një shtetas gjerman është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”, pasi dyshohet se u ofroi 100 euro zyrtarëve policorë për t’iu shmangur gjobës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10. I dyshuari, derisa po drejtonte automjetin, kishte kryer lëvizje të rrezikshme në komunikacion.
Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që të mos gjobitej.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?