Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendja në pikat kufitare

Kalimi nëpër pikat kufitare të Kosovës po vijon pa pengesa të mëdha, ndërsa pritjet për qytetarët mbeten minimale si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit.

Bazuar në të dhënat më të fundit, koha e nevojshme për ta kaluar kufirin varion nga 2 deri në 15 minuta, në varësi të pikës kufitare dhe numrit të automjeteve që qarkullojnë në atë moment.

Në pjesën më të madhe të vendkalimeve kufitare nuk raportohen kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme. Trafiku po zhvillohet normalisht, duke u mundësuar udhëtarëve ta përfundojnë procedurën e kalimit brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, autoritetet rikujtojnë se fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës, sidomos në orët me qarkullim më të madh, kur rritet edhe numri i udhëtarëve që kalojnë kufirin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button