Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident zinxhir në magjistralen Gjakovë-Prizren, lëndohen 7 persona

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, përkatësisht në fshatin Rogovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button