Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar për kp se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button