Kaloni te përmbajtja kryesore

Shfrytëzonte dy shtetase kineze për prostitucion, arrestohet 47-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Foreign 3” dhe ka vënë në pranga një shtetase kineze, e cila shfrytëzonte dy shtetase gjithashtu me origjinë kineze për prostitucion.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. Ë., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button