Kaloni te përmbajtja kryesore

Burri rrah gruan dhe vajzën në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, por nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

“Prishtinë 29.10.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, i dyshuari është kërkuar. por ende nuk është siguruar prezenca e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button