Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se njësitet kompetente janë duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës.
“Njësia e trafikut e autostradës, nga vendi i ngjarjes ,autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës), njofton se ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës”, tha Krasniqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?