Jashari: Takimi tek presidentja sa për fotografi dhe përmbushje të agjendes së saj

Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se ftesa e presidentes Osmani për takim konsultativ me subjektet politik nuk do të prodhojë asgje, për shkak siç thotë, presidentja ka qenë shumë pasive ndaj bllokadës politike disa mujore.
Jashari për RTV21 tha ky takim do të jetë jetë sa për fotografi.
‘’Nga ky takim nuk pritet asgjë. E kemi parë një rol shumë pasiv, shumë indiferentë të presidentes ndaj bllokadës disamujore që po shkon në 7-8 muaj pa Qeveri dhe asnjë rol aktiv të presidentes që t’i nxis partitë politike që të dakordohen. Kështu që edhe në takimin e nesërm nuk pritet që ajo të ketë një rol përtej një nikoqiri dhe ta konsumojë atë takim sa për t’i bërë disa fotografi, ta bëjë një tik në përpjekjen e saj që ta përmbush mandatin e saj kushtetues. Nuk pritet asgjë nga takimi i nesërm, nuk do të kemi marrëveshje dhe rrjedhimisht nuk do të kemi mundësi që të kemi as Qeveri brenda këtij 10 ditëshi”, tha Jashari./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?