“Je mashtrues, je i pafytyrë”, Përplasje mes Bulliqit dhe Hysenit

(Lajm i përditësuar)
Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest
Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 tregoi projektin e parë që do ta bëjë kur të bëhet kryetar i kësaj komune.
Ai tha se ka ndërtesa në Podujevë ku në llamarinën e kulmeve janë të mbuluara me azbest, e cila sipas tij është kancerogjene për qytetarët.
“Jom mundu jashtëzakonisht shumë që mos me u marr me renovimin e banesave, qytetarë të dashtur llapjanë projekti i parë si kryetar komune do të jetë riparimi i kulmeve sepse njerëzit sot flejn me kancer mbi kokë, e ka mbulu azbestin me llamarinë sot objektet në shesh rrezikon jetën e qytetarit, kulmi është i mbuluar, azbesti me llamarinë 5 vjet asgjë sështë bërë”, tha Hyseni. /21Media
“Trotuarin dikush e kish livru”, Hasani-Bulliqit: Kisha pas qef me ditë se cila kompani i mirëmban këto trotuare
Kandidati nga NISMA për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21, tha se dëshiron ta dijë nga kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi se cila kompani e ka për detyrë mirëmbatjen e trotuareve në fshatin Batllavë, në të cilin sipas tha ai ” dikush kish livru”.
“Sigurisht që edhe ne do të ndërtojmë rrugë të reja. Fshati Llapashticë e Eperme, lagjen Januzaj ku jam shkuar me kërkesën e banorëve, i kom vizitu janë 1/2 familje nëse nuk gaboj, por ne e kemi obligim edhe vetëm për një qytetarë që është atje m’ju afru infrastrukturë, mirëmbajtjen e rrugëve, mirëmbajtjen e trotuareve i përmendi kryetari është fakt që është shtruar trotuari. Unë kisha pas qef sonte prej kryetarit me ditë se cila kompani është ajo që i mirëmban ato trotuare se unë sot duke kaluar te shkolla fillore “Luiz Gurakuqi” në Batllavë nuk mujta me kalu që trotuarin dikush e kish livru”, tha ai. /21Media
“Je mashtrues, je i pafytyrë”, Bulliqi kërkon nga Hyseni që ta dëshmojë me foto se e ka vëllain invalid lufte
Gjatë debatit zgjedhor të mbajtur në RTV21, mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës ka pasur përplasje me akuza të ndërsjella.
Teksa prezantonte programin e tij zgjedhor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, iu drejtua kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, duke thënë:
“Nuk ke haber për qeverisje. Unë kam kaluar në hapa të ndryshëm për të arritur këtu,”, duke nënvizuar përvojën e tij gjatë mandatit si kryetar i Podujevës.
Deklarata e Bulliqit nxiti reagim të menjëhershëm nga Hyseni, i cili iu kundërpërgjigj me fjalë si:
“A kaq mashtrues je a? Je i pafytyrë!”.
Bulliqi përgjatë debatimit ka kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografiE.
Pjesë nga debati:
Ekrem Hyseni: Vëllai im është invalid dhe mashtrimi yt…
Shpejtim Bulliqi: Po çfarë invalidi bre? Ku ka qenë bre invalid?
Ekrem Hyseni: Si ka bre mundësi?
Shpejtim Bulliqi: Ku invalid, çfarë invalidi?
Ekrem Hyseni: Ti je i paftyrë more burrë…
Shpejtim Bulliqi: Invalid në Koliç a? Po leje more këtëfar muhabeti.
Ekrem Hyseni: Është invalid i luftës, është i plagosur si 14-vjeçar./21Media
Hasani: Ka qendra laboratike në Podujevë që punojnë ilegalisht, ju bëjë thirrje Inspektoriatit të marrin masa
Kandidati nga NISMA për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 për disa qendra laboratike që punojnë në mënyrë ilegale në këtë komunë, ai i ka bërë thirrje Inspektoriatit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin masa.
“Unë kam informacione që ato qendra laboratike punojnë në mënyrë ilegale, pa kuadro profesionist, dhe prej kësaj studios i bëjë thirrje inspektoriatit shëndetësorë dhe ministrisë së shëndetësisë me marrë masa pa vonesë dhe me ardh me qartësu këtë qështje sepse aty mungon specialisti për me i lexu ato analiza”, tha ai. /21Media
Shabani prezanton programin me 5 shtylla për zhvillimin e Podujevës
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Isak Shabani, ka prezantuar programin e tij zgjedhor, në RTV21 i cili bazohet në 5 shtylla kryesore të zhvillimit lokal.
“Programi bazohet në pesë shtylla. Do të kemi prioritete të caktuara për secilën shtyllë: zhvillimin ekonomik dhe punësimin, arsimin dhe inovacionin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, kulturën, rininë, sportin dhe turizmin,” tha Shabani./21Media
Hyseni shpalos programin për Podujevën: Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, dhe mësimi tërë ditor
Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 është zotuar se projekti i tij i parë do të jetë uji i pijshëm dhe mësimi tërë ditor.
Kurse për sektorin e shëndetësisë, ai kritikoi kryetarin aktual të kësaj komune për premtimin e kthimit të spitalit të Podujevës.
“Uji i pijshëm është projekti i parë me të cilin do të mirremi, për arsimit kemi tërë ditor ku do të shfrytëzojmë përvojën e komunës së Prishtinës të cilën e kemi suport. Sa i përket shëndetësisë, në premtimin e fushatës së kaluar të cilën nuk e mbajtën fjalën kryeministri dhe kryetari aktual do ta kthejm spitalin e Podujevës, një projekt jashtzakonisht i merituar”, deklaroi ai. /21Media
Programi i Bulliqit: 4 milionë për bujqit, 300 mijë për pacientët dhe mësim gjithëditor për nxënësit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar programin e tij qeverisës në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTV21, në kuadër të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Bulliqi theksoi se programi është hartuar nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe përfshin të gjitha pikat kyçe që do të realizohen gjatë mandatit të ri qeverisës nëse ai fiton besimin e qytetarëve.
“Ekspertët tanë nga fusha të ndryshme kanë hartuar një program gjithëpërfshirës për qeverisjen e Podujevës. Në këtë program janë përfshirë të gjitha pikat e rëndësishme që planifikojmë t’i realizojmë në mandatin e ri,” tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?