Kaloni te përmbajtja kryesore

“Trotuarin dikush e kish livru”, Hasani-Bulliqit: Kisha pas qef me ditë se cila kompani i mirëmban këto trotuare

(Lajm i përditësuar)


“Trotuarin dikush e kish livru”, Hasani-Bulliqit: Kisha pas qef me ditë se cila kompani i mirëmban këto trotuare

Kandidati nga NISMA për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21, tha se dëshiron ta dijë nga kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi se cila kompani e ka për detyrë mirëmbatjen e trotuareve në fshatin Batllavë, në të cilin sipas tha ai ” dikush kish livru”.

“Sigurisht që edhe ne do të ndërtojmë rrugë të reja. Fshati Llapashticë e Eperme, lagjen Januzaj ku jam shkuar me kërkesën e banorëve, i kom vizitu janë 1/2 familje nëse nuk gaboj, por ne e kemi obligim edhe vetëm për një qytetarë që është atje m’ju afru infrastrukturë, mirëmbajtjen e rrugëve, mirëmbajtjen e trotuareve i përmendi kryetari është fakt që është shtruar trotuari. Unë kisha pas qef sonte prej kryetarit me ditë se cila kompani është ajo që i mirëmban ato trotuare  se unë sot duke kaluar te shkolla fillore “Luiz Gurakuqi” në Batllavë nuk mujta me kalu që trotuarin dikush e kish livru”, tha ai. /21Media


Hasani: Ka qendra laboratike në Podujevë që punojnë ilegalisht, ju bëj thirrje Inspektoriatit të marrin masa

Kandidati nga NISMA për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 për disa qendra laboratike që punojnë në mënyrë ilegale në këtë komunë, ai i ka bërë thirrje Inspektoriatit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin masa.

“Unë kam informacione që ato qendra laboratike punojnë në mënyrë ilegale, pa kuadro profesionist, dhe prej kësaj studios i bëjë thirrje inspektoriatit shëndetësorë dhe ministrisë së shëndetësisë me marrë masa pa vonesë dhe me ardh me qartësu këtë qështje sepse aty mungon specialisti për me i lexu ato analiza”, tha ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button