Kaloni te përmbajtja kryesore

Fetoshi: Politika duhet ta lexojë drejt situatën, vendi rrezikon kolaps financiar

(Lajm i përditësuar)

Fetoshi: Politika duhet ta lexojë drejt situatën, vendi rrezikon kolaps financiar

Pas rritjes së tensioneve gjeopolitike në Evropë, ku mbrëmë Polonia raportoi ndërhyrje të reja me dronë në hapësirën e saj ajrore, drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në “Click” të RTV21 ka bërë thirrje për përgjegjësi të lartë politike në Kosovë.

Ai theksoi se vendi nuk duhet të thellohet më tej në krizë institucionale, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme financiare.

“Një klasë politike e përgjegjshme do ta lexonte drejt situatën — jo me dëshira personale, por me maturi. Dua të besoj që Kosova nuk po lëviz drejt një kolapsi financiar, ku ‘kuleta’ e pushtetit nuk mund të funksionojë për institucionet e vendit,” deklaroi Fetoshi.


Fetoshi: Absurditeti s’mund të vazhdojë as një minutë më tepër, jemi në fund

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në  ”Click” të RTV21 ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të trajtohen me seriozitet maksimal. Ai paralajmëroi se mosrespektimi i tyre përbën një rrezik të madh.

“Duhet të sillemi në mënyrë serioze karshi aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka më tepër – është fundi,” tha Fetoshi.

Tutje, ai shtoi: “Nuk do të duhej të vazhdonte as edhe një minutë më tepër absurditeti i kësaj krize.”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button