Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Serbia armatoset me arsyetimin e një lufte të re në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: Serbia  armatoset me arsyetimin e një lufte të re në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21 deklaroi se investimet ushtarake të Serbisë, veçanërisht gjatë qeverisjes aktuale,justifikohen hapur para opinionit publik dhe deputetëve si përgatitje për një luftë të mundshme në Kosovë.

”Nëse i shikojmë investimet ushtarake serbe, të gjitha qeveritë e sidomos qeveria aktuale në serbi, në vazhdimësi arsyetimet për investimet i ka bërë para opinionit dhe deputetëve te vetë me mundesi të zhvillimit t% një lufte të re në Kosovës”, tha Krasniqi.


”Lufta e tretë botërore”, Krasniqi: Trump paralajmëroi se çështja ruse është barrë e Evropës

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në “Click” të RTV21 komentoi situatën e tensionuar në Evropë pas sulmit me dronë ndaj Polonisë, një ngjarje që, sipas tij, rrit ndjeshëm rrezikun për një konflikt të gjerë ndërkombëtar.

Krasniqi theksoi se, pavarësisht mohimeve të Kremlinit, sulmi ishte i qëllimshëm dhe paralajmëroi për një luftë të afërt në rajon për shkak të veprimeve provokative të Rusisë.

Ai gjithashtu theksoi ndryshimet strategjike në politikën globale, ku SHBA-të janë më shumë të fokusuar te Kina, duke lënë Evropën të përballet më shumë me sfidat e veta.

”Mundësia e një lufte në Poloninë, mundësia e një lufte me shtetet baltike është shumë e afërt për shkak te aspiratave gjithnje provokative të Rusisë. Trump që nga dita e parë që ka ardhur në pushtet ju ka bërë me dije qeveritarëve perendimor, burrështetasve perendimor se çështja e Rusisë do të jetë barë e Evropës dhe jo e SHBA-ve, për faktin se ”ne jemi të orientuar nga Kina””, tha Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button