Kaloni te përmbajtja kryesore

Problemet me gypin te nënkalimi në Malishevë, Kastrati: U mbyll nga njerëz të papërgjegjshëm

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik, si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm. Pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm, gjë që tregon për veprime dashakeqe. Vështirë të besohet që dikush mund të dëmtojë me qëllim projekte që po i japin Malishevës një pamje të re, por fatkeqësisht ndodh. Megjithatë, këto akte nuk mund ta ndalin zhvillimin”, është shprehur tutje Kastrati.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button